Në datën 18-20 Prill do të zhvillohet pranë Universitetit Barleti, Java Botërore e Inovacionit dhe Kreativitetit.
Aktivitetet do të zhvillohen nga Klubi i Sipërmarrjes dhe do të përfshijnë një sërë takimesh, duke nisur nga diskutime në round table mbi inovacionin dhe kreativitetin, sesione motivimi, me qëllim nxitjen e kreativitetit, bashkëpunimit dhe ndërveprimit, me të ftuar ekspertë trajnues të fushës dhe për të përmbyllur ciklin e aktiviteteve me një panel të zhvilluar nga studentët nën temën: “Inovacioni dhe Kreativiteti në sytë e studentëve”.
Nëse dëshiron të jesh dhe ti pjesë e këtyre sesioneve kreative dhe inovative, bashkohu me ne ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte të ndajmë sëbashku këtë eksperiencë.