Momente nga Leksioni i Hapur i datës 05 Prill, në ambientet e Universitetit Barleti, udhëhequr nga Pedagogia dhe Kordinatorja e Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit Brunilda Basha me artistin, kuratorin dhe Pedagogun e Fakultetit të Arteve të Bukura, Z. Edison Ceraj.
Në këtë leksion morrën pjesë studentë dhe stafi akademik i Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit.
Me temën “Arti si njohje” profesor Edison Ceraj paraqiti një narrativë të artit dhe botëkuptimit gjithëpërfshirës së tij. Gjatë leksionit dhe diskutimeve u prekën koncepte si origjinaliteti, kopja, shkëmbimi njerëzor, vërtetësia, pavërtetësia, realiteti dhe iluzioni, natyra e njeriut dhe shpërfaqja e tij nëpërmjet artit, etika dhe estetika, dhe shumë koncepte të tjera..
Gjatë takimit pati shumë pyetje, diskutime dhe kryesisht reflektime individuale të cdo pjesëmarrësi, rreth kuptimit të artit, individit, njeriut dhe thelbit esencial të vetë qenies, egzistencës dhe inegzistencës, në kuadër të diskursit artistik.