Në datën 13 Mars 2023 në mjediset e UniBa-së u zhvillua një diskutim i hapur me temë “Mbi hartimin e “Rezultateve të të nxënit në nivel programi studimi dhe syllabusi/moduli”.
Kjo veprimtari u organizua si bashkëpunim ndërmjet Njësisë së Zhvillimit të Kurrikulës dhe Cilësisë dhe stafit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Në të mori pjesë i gjithë stafi akademik e administrativ i këtij Fakulteti.
Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte kuptimi i saktë dhe i plotë i përmbajtjes së koncepteve që lidhen me Rezultatet e të Nxënit për t’u patur parasysh gjatë hartimit të këtyre të fundit ne punën e përditshme.
Veprimtaria filloi me një prezantim, gjatë të cilit krahas parashtrimit të kërkesave të Ligjit për Arsimin e Lartë, Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve dhe Profesionet e Rregulluara, si dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tyre u trajtuan dhe kërkesat e Direktivës nr. 2005/36 të BE-së si dhe të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë. Më pas u vijua me diskutime dhe ushtrime praktike mbi raste konkrete të hartimit të Rezultatetve të të Nxënit.