Klubi i Artit dhe Kulturës organizoi Contemporary Dance Workshop me të ftuar koreografin Uesli Alushi, proçes krijues në koreografi në bashkëpunim me studentët e UniBa.
Danci është gjuha e trupit dhe askush nuk mund të privojë askënd të flasë nëpërmjet dancit. Ky bashkëpunim ishte një hap drejt kësaj qasje e cila rezultoi pozitive dhe përfituese për të gjithë studentët e klubit të Artit dhe Kulturës.
Një përpjekje për njohjen e koreografisëe bashkëkohore, synimin e përmbajtjes nëe koreografi, kultivimin e vlerave të dancit në shoqëri si një kulturë psikofizike e domosdoshme për të gjithë ishte edhe synimi i këtij bashkëpunimi.