Ditën e hënë, datë 23 janar 2023, Klubi Ligj dhe Qeverisje nën kujdesin e veçantë të pedagogut Erion Kristo dhe studentëve të vitit të I-rë u bënë bashkë në një aktivitet social - kulturor kushtuar Finlandës.
Barazia gjinore, arsimimi falas, siguria universale, demokracia parlamentare njëdhomëshe, stabiliteti shoqëror, shteti ekologjik dhe 100 risi të tjera të prezantuara në librin “100 risi sociale nga Finlanda” u sollën në mënyrë shumë origjinale nga studentët duke e pozicionuar këtë shtet ndër vendet më të mira në botë për të jetuar dhe absolutisht shembullin e qeverisjes dhe jetesës së mirë.