Klubi i vullnetarëve me fokus ndërtimin e një skuadre vullnetarësh me studentë Barletas, me qëllim sensibilizimin dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare për çdo muaj vazhdon misionin në ndihmë të familjeve në nevojë të identifikuara nga vetë studentët.
Në prag të festave të fundvitit, studentët identifikuan 2 familje në nevojë për ti ndihmuar me ushqime, veshje, libra, lodra etj.
"Ne s'mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe"
- N.Tereza"