Klubi i Karrierës zhvilloi takimin me studentët për të caktuar planin e aktiviteteve për vitin akademik 2022-2022.
Në takim, u zgjodhën koordinatorët e rinj të klubit, si edhe u prezantuan studentët e viteve të para me historikun dhe organizimet e klubit.
Studentët ishin shumë aktivë me idetë dhe propozimet e tyre, bashkëpunuan për të ndërmarrë nisma e zhvilluar më tej aktivitete.
Zyra e Karrierës, në funksion të Klubit të Karrierës, njofton të gjithë studentët e viteve të para, se mund të drejtohen çdo ditë të premte, nga ora 09:00 - 12:00, për të mësuar si të krijojnë CV dhe letër motivimi.
Ju mirëpresim!