
Shumë të lumtur për hapjen e hapësirave tona kreative ku ne besojmë dhe inkurarojmë kërkimin,
zhvillimin dhe modernizimin transformues duke nxitur njëkohësisht rrjetet në nivel lokal, rajonal
dhe ndërkombëtar drejt kësaj prespektive.
Në inaugurim morën pjesë personalitete të botës së inovacionit, sipërmarrjes, teknologjisë, etj. si,
Znj. Edona Bilali, Ministër I Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Andi Seferi, Zv/Kryetar i
Bashkisë së Tiranës, Znj. Kleina Kasanai, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Z. Jonid Jorgji,
Agjencia e Industrive Kreative, Z. Eduard Shalsi, ish Ministër I Shtetit për Mbrojtjen e
Sipërmarrjes, të ftuar të tjerë me impakt në botën e teknologjisë si Brenton Bënja dhe Xhonald
Mamo nga portali i njohur, Geek Room.
-
Znj. Edona Bilali Ministër I Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, u shpreh se ishte e
impresionuar nga investimi dhe inicativa e UniBa dhe se Qeveria Shqiptare, është gjithmonë në
mbështetje të iniciativave innovative, frymëzuese, të tilla.
Ekosistemi ka nevojë për shumë më shumë iniciativa të tilla, për të nxitur të gjithë shqiptarët në
investimin dhe dhënien e ideve të reja.
Z. Andi Seferi, Zv/Kryetar i Bashkisë së Tiranës u shpreh se ishte kënaqësi të merrte pjesë në një
event si ky, ku të gjithë pjesëmarrësit ishin në sinergji përsa I përket zhvillimit dhe mbështetjes
së iniciativave të reja. Ai tha se studentët janë zemra e qytetit, ata duhen mbështetur dhe
përfshirë në iniciativa të tilla për ta modifikuar dhe përmirësuar qytetin tonë dixhital tashmë,
Tiranën.
Z. Eduard Shalsi, ish Ministër I Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes përgëzoi stafin e UniBa për
hapjen e hapësirave kreative. Ai tha se është një moment perfekt për të inkurajuar aktorë të
ndryshëm të nisin dhe investojnë në të njëjtat iniciativa duke marrë shembull Universitetin
Barleti.
-
Creative Hub është një ekosistem i cili ngrihet rreth lëvizjes Creative Makers duke synuar të
krijojë një platformë që mbështet, nxit dhe promovon kreativitetin, sipërmarrjen dhe inovacionin
tek të rinjtë, studentët, pedagogët, profesionistët e rinj, fëmijët dhe qytetarët.
Një nga mekanizmat për realizimin e objektivave të tij është Creative Maker Space me anë të
ofrimit të hapësirave komode të punës, paisje dhe teknologji inovative, mbështetje profesionale
nga teknikët tanë ku çdokush mund të ideoje, dizajnojë, testojë, krijojë dhe prodhojë ide të reja
ose produkte e shërbime konkuruese.
Creative Hub do të ndihmojë në organizimin dhe rritjen e ekonomisë krijuese përmes nxitjes se
inovacionit dhe mbështetjes së prodhuesve kreative por dhe krijimit të kushteve që sektori të
përfitojë nga teknologjitë e fundit të cilat ndihmojnë dhe edukojnë njerëzit të transformohen nga
konsumatorë në krijues.
Creative Hub është një program rajonal që nxit krijimin e klasterit të Industrive Kreative dhe
mbështet ekosistemin e ekonomisë kreative.
-
Creative Maker Space do të krijojë sinergji me bizneset dhe krijuesit që punojnë në këtë mjedis
dhe është në gjendje t'u përgjigjet nevojave të tyre duke: nxitur biznese të reja (startup) për të
krijuar vende pune, produkte dhe shërbime si dhe duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e
sipërmarrjeve egzistuese
Creative Maker Space është një realitet fizik i pajsur me ambiente pune, pajisje e teknologji, staf
teknik etj. që mbështet komercializimin e produkteve e shërbimeve të reja dhe krijimin e
prototipeve dhe modeleve inovatore.
Të dyja këto nisma janë ideuar dhe mbështeten nga Universiteti Barleti dhe Departamenti i
Industrive Kreative duke i akomoduar në Triple City.
Ju mirëpresim!
