
Në kuadrin e programit te shkembimit ndermjet Universiteve (Erasmus+), tre kolegë të Universitetit Barleti Prof. Ass. Dr, Zamira Cavo, Prof. Ass. Dr. Semiha Loca dhe Dr. Gazmend Zeneli, morën pjesë në aktivitetet e organizuara nga ky program në rajonin e Vigo- s (Spanjë). Në aktvitetet e organizuara në kuader te projektit "Careforest", ku Universiteti Barleti është partner, prezantimet e kolegëve tanë të titulluara : “Trees pollute.. Do we keep planting trees? si dhe “Paradigm shift in Albania forestry: Seeing the forest beyond the trees” u vlerësuan maksimalisht.
Në përfundim të aktivitetit u organizua edhe nje darkë ku bashkëveprimi kulturor , mes kolegësh spanjollë , portugezë e norvegjezë, u konsiderua si një element shtesë.
