Studentët nga programet e ndryshme të studimit nën shoqërimin e Dekanes së Studentëve Dr.
Elda Mamoçi, udhëtuan drejt Sarandës, një eskursion i organizuar nga Qeveria Studentore.
Prej dy ditësh në datat 4 dhe 5 qershor, studentët vizituan Ujin e Ftohtë të Tepelenës, Syrin e
Kaltër, Sarandën e Himarën, Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe gjithë rivierën shqiptare.
Studentët u ndalën në destinacione të rëndësishme të ekoturizmit dhe turizmit elitar ku peisazhi
alternohet nga qafat malore, plazhet e mrekullueshëm, fauna nënujore, shpellat dhe deri tek
plantacionet me portokaj dhe limona.