“Alumni Talking Business”, organizuar nga Klubi i sipërmarrësit Barletas, Klubi i Karrierës dhe Zyra “Alumni dhe Karriera”, u zhvillua më datë 09.06.2022, ora 09.00 tek Etno Bar&Restaurant, me të ftuarën Alumna Ambasador MSc. Xhoana Luli.
Zjsh. Xhoana ka qënë aktive në disa projekte dhe workshop-e të Universitetit Barleti brënda dhe jashtë vendit, gjithashtu pjesmarrëse në Erasmus + 2017 në Spanjë. Zjsh. Xhoana është fituese e cmimit të tretë në Creative Business Cup Albania 2018, ndjekur nga Betapitch Global 2018 në Berlin.
Ka përfunduar ciklin e studimeve në degën Financë-Kontabilitet, ndërkohë që në një workshop të Universitetit Barleti, në vitin 2018 Xhoana u njoh me kompaninë EasyPay dhe në 2019 u punësua aty.
Tashmë e punësuar si Specialiste Finance pranë kompanisë EasyPay në Tiranë, Alumna Xhoana vjen në Universitetin e saj Barleti për të ndarë eksperiencën e saj të punësimit dhe zhvillimit e suksesit të mëtejshëm në profesion.
Xhoana ndau eksperiencën e saj të punës me studentët aktualë Barletas si edhe shprehu mbështetjen e saj për fillimin e praktikave të studëntëve pranë kompanisë ku punon prej vitesh, Easy Pay.