Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit në bashkëpunim me Departamentin e Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit organizuan një vizitë studimore në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.
Studentët e Arkitekturës dhe Turizmit u njohën me vlerat e arkeologjike, arkitekturore, kulturore dhe turistike të zonës duke shpalosur njohuritë teorike të marra në auditor. Vizituan muzeun e Apollonisë, monumentin e Agonoteteve, banesën tipike, stoane dhe shumë objekte të tjera me vlera të larta arkitektonike dhe turistike.
Nën udhëheqjen e Dr. Vera Bushati, Dr. Florina Pazari, Phd. Etleva Dobjani, Dr. Elda Mamoçi dhe MSc.ark.Klea Biqiku, studentët realizuan një tur mbresëlënës në një nga perlat e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.