Në kuadër të leksioneve të rradhës të projektit "Të zgjedhësh profesionin tënd", të organizuara nga Zyra Alumni dhe Zyra e Karrierës, në UB, u ftua drejtoresha e burimeve njerëzore të bankës BKT, Znj. Ariana Tushi.
Leksioni kryesisht kishte të bënte me faktin se si ndiqet një politikë rekrutimi në bankën BKT. "Një përzgjedhje e duhur e vendit të punës" - theksoi zonja Ariana - " ka të bëjë me një përzgjedhje të duhur nga secili prej jush, të punëdhënësit të ardhshëm".
Ajo u paraqiti studentëve një pasqyrë të realitetit bankar duke filluar që nga historiku i krijimit të BKT-së, misioni, performancat e bankës, cmimet e fituara, motivimi për të punuar në BKT, kapitali njerëzor i bankës etj...
Sudentët u njohën gjithashtu me politikat e burimeve njerëzore, strukturat dhe sektorët përbërës dhe ajo që ishte më në interes të tyre se si bëhet një politikë rekrutimi, fazat testuese nëpër të cilat çdo kandidat duhet të kalojë para se të punësohet.
"Gjithashtu të punosh në bankë do të thotë, të zgjedhësh vetë karrierën tënde dhe mbi të gjitha ta rritës atë" - tha në përfundim të këshillave të saj Znj Ariana .
