Zyra “Alumni & Karriera”, në bashkëpunim me Klubin e #Karrierës, organizuan trajnimin me temë: “Çfarë është e rëndësishme për mua” nga Msc. Grejsa Dushku dhe Msc. Diantina Zuna.
Trajnimi u zhvillua më datë 26.01.2021, klasa 021 gjatë orarit 11.15 – 13.15.
Qëllimi i trajnimit ishte orientimi në karrierë për të rinjtë që të marrin vendime realiste dhe të mirë informohen për karrierën e tyre duke njohur së pari vetveten.
Trajnimi u bazua tek testet e ndryshme për të vlerësuar më mirë aftësitë personale të secilit dhe për të kuptuar veprimet e tyre në të shkuarën, për të bërë zgjedhje të duhura në të tashmën.
Ky takim ishte i pari i këtij lloji, për t’u pasuar me trajnime të tjera nga ekspertë karriere lidhur me tregun e punës, menaxhimin e emocioneve në një intervistë pune etj.
Në fund të trajnimit, studentët e pranishëm parashtruan të gjitha pritshmëritë, propozimet dhe kërkesat e tyre lidhur me zyrën e Karrierës dhe të ardhmen e tyre profesionale, të cilat Universiteti Barleti i ndjek me prioritet.
Ju mirëpresim në takimet e rradhës!