Menaxher i Eventeve, Hapësirave dhe Kateringut
Përgjegjës për menaxhimin e eventeve të Universitetit Barleti, Triple City dhe të tretëve. Koordinon dhe menaxhon hapësirat për evente dhe shërbimet mbështetëse që mundësojnë mbarëvajtjen e eventit. Përgjegjës për kateringun e eventeve të Universitetit Barleti dhe të Triple City.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhon eventet e Univeristetit Barleti, Triple City si dhe evente të porositura nga palë të treta.
- Menaxhon hapësirat fizike dhe të gjitha shërbimet mbështetëse qe sigurojnë mbarëvajtjen e eventeve (operacionet, aspektet teknike,etj..).
- Koordinon kateringun e eventeve të Universitetit Barleti dhe Triple City-it.
- Mbikqyr kalendarin e eventeve për tu siguruar që nuk ka mbivendosje eventesh apo sallash.
- Punon ngushtësisht me menaxherin e Komunitetit të Triple City, Dekanen e Studentëve, drejtues të instituteve dhe drejtues të departamenteve të universitetit për menaxhimin e sukseshëm të eventeve.
- Ndjek zbatimin e programit të eventit në detaje me porositësin e eventit.
- Menaxhon aspektin administrativ të një eventi duke perfshire kontratën, negocimin e detajeve, mbledhjen e pagesave, raportimin dhe mundesitë e rinovimit të kontrates.
- Kërkon tregun per idetifikimin e klientëve potencial.
- Koordinon me nën kontraktorët.
- Kontrollon cilësinë e eventeve.
- Promovon eventet dhe ndërton marrëdhënie afatgjata me porositësit e eventeve.
- Në bashkëpunim me marketingun dhe financën krijon, promovon dhe implementon paketa/shërbime për eventet.
- Detyra të tjera në funskion të mbarëvajtjes së eventeve.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi/ Menaxhim Turizmi ose degë të ngjashme
- Eksperiencë si Menaxher Eventesh për më shumë se 5 vite.
- Aftësi në paketën Ms Office.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
Aftësitëdhekompetencatkryesore:
- Aftësi shumë të mira organizative
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndër personale
- Aftësi negociuese me klientët, furnitorët dhe kontraktorët.
- Eksperiencë në shërbim klienti.
- Menaxhim i mirë i kohës dhe aftësi për të punuar nën presion.
- Të jetë fleksibel në orare dhe i gatshëm të ndjekë zhvillimin e eventeve.
Afati i aplikimit
- Dokumentacioni dorëzohet me email në adresen [email protected] brenda datës 10 Shtator, 2021.
Dokumentacioni i aplikimit
- Një CV e përditësuar
- Një letër shprehje interesi për pozicionin ku të theksohen eksperiencat kualifikimet që përputhen me pozicionin