
Një ndër arsyet për të studiuar në turizëm është të punosh në “terrenin” e industrisë turistike. Hotelet, linjat ajrore, destinacionet turistike, atraksionet kulturore e natyrore, transporti, lundrimet, ngjarjet e eventet, ofruesit e aktiviteteve, qendrat tregtare, shërbimet turistike, agjentët e udhëtimit, operatorët turistikë dhe shumë të tjerë së bashku formojnë së bashku një industri të madhe. Turizmi është një fushë e orientuar drejt praktikës dhe është shumë interesante. Është një sektor në rritje të vazhdueshme dhe ka nevojë për gjithnjë e më shumë punonjës të aftë dhe me njohuri inovatore.Pavarësisht se ku studioni ose çfarë pozicioni merrni në industrinë e turizmit, është e garantuar që pothuajse çdo ditë është e ndryshme. Ju do të takoni njerëz të rinj që vijnë nga vendi dhe gjithë bota të motivuar të kërkojnë një përvojë ndryshe. Çdo turist ka pritje, motivime, gjendje shpirtërore, përvoja dhe mendime të ndryshme që do ta bëjnë punën tuaj më interesante dhe gjithashtu ka shumë të ngjarë të jetë edhe pak sfiduese.
Për më shumë, klikoni në linkun: https://umb.edu.al/upload/pdf/Florina-Pazari-Pse-te-studiosh-ne-turizem.pdf
