
Thirrje për punime
Akademia e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Universitetin “Barleti”, në Tiranë organizojnë Konferencën Shkencore:
“Bashkërendimi civil-ushtarak në fushën akademike: sfidë e shekullit të XXI”
Në kuadër të globalizimit edhe zhvillimeve të vrullshme gjeopolitike dhe teknologjike, me synim përgatitjen sa më cilësore të profesionistëve të së ardhmes, forcimin e cilësisë akademike, përdorimin e teknologjive të reja, në funksion të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare: Akademia e Forcave të Armatosura dhe Universiteti Barleti, organizojnë Konferencën Shkencore me temë: “Bashkërendimi civil-ushtarak në fushën ak ademik e: sfidë e shek ullit të XXI”.
Ftojmë studiues nga të gjitha universitetet e vendit, individë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të marrin pjesë.
Konferenca kërkon të trajtojë (por pa u kufizuar) këto tematika:
1. Reforma kurrikulare në arsimin e lartë, shprehje e interesave kombëtare dhe publike;
2. Platformat online të mësimdhënies, sfidat e epokës digjitale në pregatitjen e profesioneve të vecanta;
3. Pedagogjia konjitive në formimin e kompetencave të gjera që i përgjigjen luftrave moderne;
4. Bashkëpunimi i institucioneve të arsimit të lartë për dhënien e diplomave të përbashkëta që i përgjigjen kërkesave të tregut të punës; (TIK)
5. Kërkimi shkencor dhe inovacioni teknologjik në funksion të politikave të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare;
6. Zhvillimet teknologjike dhe ndikimi i tyre në politikat dhe ekonomitë e vendeve në zhvillim;
7. Përdorimi i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në funksion të edukimit;
8. Siguria njerëzore në komunikimin dhe ndërveprimin online.
Bordi Shkencor:
Kryetar: Gjeneral Major Bajram Begaj (Prof. Asoc. Dr.) (Shef i Shtabit të Përgjithshëm),
Anëtarë: Gjeneral Brigade Albert Mullai (Dr.) (Rektor/ Komandant i AFA); Prof. Asoc. Dr. Zamira Çavo (Kryetare e Bordit të Besimit, Universiteti Barleti); Dr. Etleva Smaçi (Zv Dekane Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë); Prof. Asoc. Bajram Yzeiraj (Përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë, Universiteti Barleti); Prof. Asoc. Dr. Edmond Braneshi (Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë); Prof. Asoc. Dr. Robert Gjedia (Universiteti Barleti); Dr. Shpëtim Cami (Përgjegjës i Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit, Universiteti Barleti); Dr Shpëtim Madani (Qendra e Gjuhëve të Huaja); Dr Ahmet Leka (Drejtor i Institutit të Kërkimit Shkencor Ushtarak).
Gjuha e Konferencës:
Shqip
Vendndodhja:
Konferenca do të mbahet në Tiranë, në ambientet e Akademisë së Forcave të Armatosura; Adresa: Rruga e “Dibrës”, Tiranë.
Udhëzim për abstraktet & punimet
Abstrakti duhet dorëzohet brenda datës 25 gusht 2021 në adresën elektronike të konferencës: [email protected]. Abstrakti të jetë, jo më shumë se 250 fjalë, në shqip. Duhet të
përfshijë: titullin e plotë të punimit, emrin e autorit, gradën shkencore/titullin akademik, adresën
e e-mailit dhe emrin e institucionit ku është i punësuar.
Udhëzime për Punimin e Plotë: të gjitha punimet do të dorëzohen në gjuhën. Stili i të shkruarit duhet të ketë këto karakteristika: - Fonti i shkronjave:Times New Roman; - Madhësia e shkronjave të titullit 14/ Mes titullit 13; - Madhësia e shkronjave të tekstit: 12; - Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5; - Formati: A4; - Nr. i faqes duhet të jetë i vendosur në këndin e poshtëm të djathtë të faqes. - Shkrimi dhe Citimi në tekst – Sistemi APA
Punimet e plota duhet të dorëzohen në adresën elektronike të konferencës në versionin Microsoft word deri në 10 shtator 2021. Punimet duhet të jenë të redaktuara shkencërisht nga autori/ autorët e punimit. (autori është përgjegjës për redaktimin e punimit.)
Punimi duhet të jetë 7-10 faqe (format A4.)
Të gjitha abstraktet e punimeve të pranuara do të botohen në Proceeding Book (ISBN) të
konferencës.
Koordinatore Shkencore e Konferencës: Msc, MA, Eurona Leka Phd (c) (Universiteti “Barleti”).
Akademia e Forcave të Armatosura: Adresa: Rruga e Dibrës, Kuti Postare 2423, Tel: 042363465, Fax :042369197, Email: [email protected]
Universiteti Barleti: Adresa: Rruga Frang Bardhi, Kodi POSTAR 1019, Tiranë, Tel: +355 69 20 62 086 | Email: [email protected] | Web: www.umb.edu.al
