
Barleti Group operon me sukses në Shqipëri që nga viti 2004 dhe mbështet fushën e veprimtarisë së tij në disa shtylla themelore si arsimi dhe kërkimi shkencor, kërkimi i aplikuar dhe inovacioni, konsultimi dhe ekspertiza, investimet dhe sipërmarrja, etj. Universiteti Barleti themeluar në 2005 është një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë privat në vend, i cili ofron mbi 40 programe studimi Bachelor, Master Shkencor, Master profesional si dhe trajnime të fushave të ndryshme. Një shtyllë tjetër e rëndësishme e veprimtarisë së Barleti Group është kërkimi dhe inovacioni i aplikuar, i cili realizohet me bashkëpunimin e suksesshëm të Universitetit Barleti me qendrat kërkimore-të aplikuara të natyrës jofitimprurëse juridike, të ngritura pranë tij siç është Instituti Adriapol, Instituti BIRD, Instituti AIPA, Qendra YouthAct, Shoqata Barleti, etj. Këto qendra kanë funksionuar për shumë vite përmes hartimit, menaxhimit dhe zbatimit të projekteve dhe programeve, kërkimit, trajnimit dhe këshillimit, bazuar në fondet dhe të ardhura të projekteve të financuara në kuadrin e programeve e donatorë të ndryshëm. Aktualisht, puna në institutet kërkimore po rritet me shpejtësi në bashkëpunime me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, kryesisht universitetet dhe qendrat kërkimore në rajon. Fushat e veprimtarisë së instituteve janë gjithëpërfshirëse, nga të cilat mund të theksohen, qeverisja dhe të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, arsimi, rinia, sporti, turizmi, rekreacioni, teknologjia, zhvillimi i qëndrueshëm, qyteti inteligjent, ekonomia blu, ngrohja globale, mjedisi, energjia, transporti, ekonomia, kultura dhe industritë krijuese, e ardhmja dixhitale, kapitali njerëzor dhe punësimi, konkurrenca dhe sipërmarrja e ndërmarrjeve të reja, zinxhiri i vlerës agro-ushqimore, etj. Për më shumë detaje vizitoni web-site https://www.umb.edu.al/kerkimi-shkencor-ne-ub.html
Aktualisht Barleti Group po kërkon një profesionist me kohë të plotë shumë të motivuar për
pozicionin e
1. Përgjegjësi i Financave për Institutet dhe 2. Financier projektesh.
Kohëzgjatja: Pozicione pune afatgjatë që i nënshtrohen performancës së kënaqshme në tre muajt e parë si periudha e provës.
Përgjegjësitë kryesore:
1. Përgjegjësi i Financës – Për Institutet
Mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për:
• Mbikëqyrjen e ekipit të financierëve atashuar instituteve për të siguruar funksionimin efikas të instituteve
• Formulimin, rishikimin dhe zbatimin e politikave financiare dhe proceduriale për të përmirësuar dhe siguruar administrimin efikas të financave të instituteve
• Menaxhimin e shpenzimeve të projekteve me grante e konsulenca sipas kushteve
kontraktuale
• Menaxhimin e procesit të grant-marrjeve dhe procedurave të aplikimit duke përfshirë vlerësimin sistematik të marrjes së fondeve (fund-raising), ndërtimin e kapaciteteve për grant-marrjen dhe zbatimin e procedurave financiare
• Hartimin e kërkesave për pagesa për miratim nga Drejtorët e Instituteve
• Hartimin e rishikimin e pasqyrave financiare dhe pasqyrën e të ardhurave.
• Sigurimin e zbatimit të praktikës së shëndoshë të kontabilitetit dhe menaxhimit të burimeve.
• Lidhjen me audituesit për të siguruar që auditimet të kryen në kohën e duhur dhe sigurojë që rekomandimet e bëra nga auditorët të zbatohen.
• Menaxhimin e komunikimit me agjencitë e jashtme, donatorët dhe partnerët në lidhje me menaxhimin e financave.
• Kontribuimin pozitiv në kulturën organizative të intituteve dhe marrjen pjesë në proceset e rritjes së kapaciteve financiare të stafit të instituteve. Në lidhje me aktivitetin mbikëqyrës e rishikues të financave të instituteve:
• Në bashkëpunim me financiarët e instituteve, rishikon pagesat mujore të stafit dhe sigurohet mbi pajtueshmërisë me legjislacionin financiar shqiptar
• Prodhon të gjitha raportet përmbledhëse financiare bazuar në sistemin ekzistues të menaxhimit të financave.
• Ndihmon në planifikimin, implementimin dhe kontrollin e buxheteve operative dhe plotësuese sipas orientimeve të dhëna nga Drejtorët e instituteve
• Mbështet ekipin e asistenteve financiare dhe Drejtorët e instituteve në menaxhimin e duhur të aseteve.
• Kur kërkohet, ekzekuton kërkesat për shpenzime dhe llogaridhënies së burimeve organizative.
• Përgatit raportet me saktësi për donatorët dhe menaxhimin financiar rast pas rasti duke propozuar propozimet e buxhetit që përfshijnë reagimin ndaj kushteve të donatorëve.
• Ndihmon mbarëvajtjen e proceseve të prokurimit dhe siguron respektimin e parimeve të kujdesshme financiare dhe vlerës së parave.
• Çdo përgjegjësi tjetër që mund të ketë të bëjë me menaxhim të kujdesshëm të burimeve, sipas pajtueshmëri ligjore ose të caktuar nga Drejtorët e Instituteve
• Ruan konfidencialitetin e informacionit
Raportimi:
Përgjegjësi i Financave raporton te Drejtorët e Instituteve dhe Administratori i Univ Barleti.
2. Punonjësi i Financave për projektet – Institut
Punjonjësi i Financave për projekte pranë institutit:
• Ndihmon në përgatitjen e buxheteve për projekt propozime dhe zbatimin e tyre
• Administron librat e blerjeve dhe shitjeve si dhe faturat
• Kujdeset për transaksionet ditore, mujore dhe vjetore
• Përgatit bilancin e organizatës
• Kryen pagesat sipas faturave përkatëse
• Zhvillon njohuritë rreth produkteve/outputeve përkatëse të punës së institutit dhe procesit organizativ
• Siguron shërbimet financiare për donatorë dhe të tjerë të lidhura me institutet
• Ështe pikë kyçe e kontaktit për njësitë e tjera në çështjet financiare dhe të kontabilitetit
• Mbështetja e Përgjegjësit të financave dhe drejtuesve me projekte dhe detyra kur kërkohet
• Ruan konfidencialitetin e informacionit
Kualifikimi dhe aftësitë:
• Diplomë Master në Menaxhim Financash, studime biznesi ose ndonjë disiplinë përkatëse.
• Minimum pesë vjet përvojë financiare / menaxhim projekti / kontabiliteti në korporata ose organizata jo-fitimprurëse.
• Njohuri të domosdoshme të programeve software të Kontabilitet - Financë (preferohet Alfa) dhe kompjuterike MS (Word, Excel, PowerPoint etj )
• Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në anglisht
• Njohuri të mira të kërkesave të auditimit dhe rregulloreve të TVSH-së .
• Shkathtësi në negocim dhe menaxhim të marrëdhënieve me kontraktorë.
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni me email CV-në tuaj të përditësuar dhe një letër përcjellëse duke përshkruar: (a) kapacitetin tuaj; (b) arsyet për të aplikuar për këtë punë; si dhe (c) pritshmëria për pagë deri më 23 Gusht 2021 në adresën [email protected]
Barleti Group është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe ruan larminë e fuqisë punëtore.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren për intervistë.
