Universiteti "Barleti" për herë të parë këtë vit i ka dedikuar një zyrë të vecantë studentëve dhe ish-studentëve të tij . Një kapitull i vecantë i kësaj zyre i është kushtuar rubrikës " Të zgjedhësh profesionin tënd".
Pikërisht në kuadwr të bisedave "Cili do të jetë profesioni im?" të organizuara nga zyra Alumni dhe Zyra e Karrierës, në UB, për herë të parë u ftua drejtori i gazetës Shekulli, Z. Adrian Thano.
Ky leksion i hapur për të gjithë, u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, shkëmbimi idesh, pyetje - përgjigje. Po aq interesante sa përgjigjet e një profesionisti ishin edhe pyetjet e studentëve. Ata kryesisht ishin të interesuar për informacion më të detajuar se si bëhet rekrutimi në një gazetë, cilat cilësi merren për baze, a ndikojnë notat e marra gjatë fakultetit në punësim, cilat janë kategoritë e punësimit në një gazetë etj.
Adrian Thano, një profesionist i vërtetë në fushën e tij, u paraqiti studentëve një panoramë të gjerë mbi rregullat e punësimit në gazetë, gjithashtu ai iu përgjigj pyetjeve të tipit : cilat janë strukturat e kontrollit të informacionit, nga ndryshojnë analistët gazetarë nga gazetarët e mirëfillëe, cfarë vendi zë gazeta Shekulli si gazetë kombëtare, cila është e ardhmja e gazetës.
Ai bëri gjithashtu një analizë të strukturimit standart të gazetave në Shqipëri, ku secila i kushton një hapesire të konsiderueshme aspektit politik. Te njwjtwn pwrmbajtje ka dhe gazeta Shekulli , të cilwn ai së shpejti ka në plan ta reformojë.
Reforma do të konsistojë në bazë të përgjigjeve të dy pyetjeve për informacionin ; Pse? dhe
ëhat next?....
Keshtu shekulli sipas tij do te ndahet ne 3 zona te medha :
• sektori shkurt ( i cili do të zërë 10 % ) ku gjithshka do të thuhet shkurt
• sektori i thellë ( i cili do të zërë 25 % ) ku përfshin një subjekt i cili do të trajtohet gjeresisht
• sektori jetë ( i cili do të zërë 65 % ) në të cilin do të përfshihen subjekte të fushave të ndryshme të pavarura nga institucionet përkatëse.
Ai i kushtoi shumë rëndësi faktit që jo vetëm gazeta e tij, por të gjitha gazetat duhen ndryshuar, reformatuar jo vetem si pasojë e rënies së shitjeve, e mangësive të burimeve njerëzore por edhe për të pasqyruar një informacion të papolitizuar tek qytetarët
