
Studentët e Klubit të Artit dhe të Kulturës morën pjesë në inagurimin e ICE (INCLUSIVE CENTER OF EDUCATION, iniciativa më e re e Barleti Group shpk lidhur me ofrimin e shërbimeve të kurseve dhe aktiviteteve të ndryshme rekreative gjithpërfshirëse në edukim bazuar në metodat më bashkohore pedagogjike, metodologjike dhe ICT.
Studentët realizuan performimin e kërcimit dhe interpretimin e etydit “Edukimi i brezave”, duke përcjellë mesazh dhe emocion tek të pranishmit në aktivitet.
Interpretuan:
Erisa Kola (roli i nënës), Joan Terova (roli i babait), Enerida Metani (narratori), Dejvi Tafaj, Ornela Neza, Romilda Bahollari, me pjesmarrjen e veçantë të tre balerinëve të vegjël të shkollës së baletit.
