
Pedagogia e Universitetit Barleti, Dr. Esmeralda Ismaili, prezantoi, në eventin promovues për Western Balkans European Social Survey dhe European Social Survey, një prej tri rasteve kërkimore të realizuara duke përdorur të dhënat e anketës ESS (European Social Survey).
Ky aktivitet pason trajnimin e realizuar nga Scidev dhe Universiteti i Tiranës mbi Përdorimin e të Dhënave të Anketës Sociale Evropiane / ESS për Mësimdhënie dhe Punë Kërkimore.
Në këtë trajnim pjesëmarrësit, nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali", Universiteti "Aleksandër Moisiu", Epoka University, Universiteti Mesdhetar, Universiteti Barleti dhe Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", u njohën si të përdorin të dhënat e Anketës Sociale Evropiane, dhe të angazhohen në përgatitjen e punimeve të shkurtra shkencore.
