
Përmbyllet me sukses programi i praktikës profesionale pranë Klinikës së Ligjit "Barleti".
Studentët që kryen praktikën profesionale dhe kontribuan në dhënien e ndihmës juridike parësore pranë Klinikës ligjore "Barleti" prej muajit Shkurt deri në muajin Qershor 2021, morën pjesë në aktivitetin "Garantimi i ndihmës juridike parësore nga klinikat ligjore dhe studentët" i cili u mbajt , më datë 17 Qershor 2021 në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë me praninë e Ministres së Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj.
Studentet, Melisa Mulaj dhe Stela Shahinas, për më shumë se 4 muaj asistuan me ndihmë ligjore parësore një sërë qytetarësh duke ofruar informacion, orientuar me legjislacionin e duhur dhe procedurat e duhura administrative etj., pranë Klinikës Ligjore "Barleti" e cila drejtohet nga Dr. Elona Bano.
Ky aktivitet u mbyll me dorëzimin e çertifikatave për studentët që kryen praktikën profesionale nga drejtuesit e departamentit të ndihmës juridike pranë Ministrisë së Drejtësisë.
