
Klubet Studentore Barleti në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë organizuan aktivitetin: “Histori që frymëzojnë”, nën moderimin e Dr. Erion Kristo.
Aktiviteti konsistoi në takim inspirues me Znj. Lea Ypi, pedagoge në Shkollën e Ekonomisë në Londër, shqiptarja e suksesshme, studiuesja, ligjëruesja, redaktorja dhe kontribuesja shqiptare në The Guardian dhe në Statesman, si dhe anëtarja e parë shqiptare e Akademisë Evropiane të Studimeve Humane, Letrave dhe Shkencave.
Ky takim bashkëbisedues kishte në fokus motivimin e të rinjve për të ndjekur modele suksesi, duke dhënë mesazhin se përpjekjet për të arritur suksesin duan shumë punë dhe mbi të gjitha lidhen me pozitivitetin, motivimin dhe vullnetin për të çuar deri në fund atë që dëshirojnë.
Njerëzit që janë modele dhe pika referimi sot, kanë punuar shumë dje për të arritur majat!
