
Klubi "Ligj dhe Demokraci", nën koordinimin e Grejsa Dushku, organizoi aktivitetin e rradhës, një Gjyq Simulues- sipas modelit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg!
Pala ankimuese, mbrojtëse e shtetasit me inicialet M.P, ngriti pretendimet për cënim nga shteti i Voip (emër fiktiv), të Nenit 2 (E drejta e jetës), nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt ligjor) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive), të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Trupi gjykues, pasi mori kohën e nevojshme për shqyrtim, i pranoi pjesërisht pretendimet e palës ankimuese, kundra shtetit të Voip.
Në role:
Gjyqtarë: Grejsa Dushku, Melisa Mulaj, Aderaldo Mema;
Avokatë mbrojtës të Palës Ankimuese: Leonida Metani, Mustafa Llani, Stela Shahinas;
Avokatë mbrojtës të shtetit: Arishela Abdi, Romilda Bahollari, Tea Myftari.
Seanca gjyqësore u ndoq edhe nga pedagogë të Barletit dhe studentë të tjerë, të cilët dhanë komentet, sugjerimet dhe përgëzimet e tyre për gjyqin.
