
Konferenca e dytë rajonale në edukim: "Mësuesi i shkollave të mesme si orientues karriere", u realizua me sukses online më 14 Maj 2021. Konferenca u organizua nga Universiteti Barleti dhe u zbatua nga Barleti Training and Testing Center(BTTC) dhe Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies Barleti. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 500 mësues të shkollave të mesme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Kjo konferencë u riorganizua si rrjedhojë e interesimit dhe pjesëmarrjes së lartë në të.
Konferenca e tretë do të zhvillohet më 28 Maj 2021 e dedikuar kryesisht për Mësuesit dhe Drejtuesit e Shkollave të Mesme: "PARTNERË TË NGUSHTË".
Për të marrë këtë status, ju duhet të jeni patjetër mësues dhe drejtues në shkolla të mesme publike dhe jopublike, dhe ju mirëpresim të na kontaktoni në: 0697063488 / [email protected]
