
Pamje nga zhvillimi i forumit rajonal online të maturantëve: "Perspektiva e të ardhmes universitare", zhvilluar online më 12 Maj 2021. Aktiviteti u bashkëorganizua nga Barleti Training and Testing Center (BTTC), Klubet Studentore Barleti, Qendra për Arsim Cilësor dhe AM-Barleti Human Capital.
Në këtë aktivitet morën pjesë maturantë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Forumi shërbeu si një dritare diskutimi dhe shkëmbimi idesh dhe synimesh të lira dhe të pavarura të maturantëve drejt suksesit të tyre në planin profesional. Ai inkurajoi pjesëmarrësit të shkëmbejnë ide, mendime dhe vizionin e tyre në lidhje me planin dhe hapat për të qenë të sukseshëm në të ardhmen e tyre universitare.
