
Përgjëgjësitë kryesore:
• Orienton dhe këshillon grupet e punës lidhur me hartimin, riorganizimin dhe përmirësimin e kurrikulave në UniBa.
• Verifikon planet mësimore të programeve të studimit që pritet të hapen dhe i përshtat me formatin zyrtar të UniBa-s, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
• Verifikon planet mësimore të programeve që do të riorganizohen sipas me formatit zyrtar të UniBa-s dhe në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
• Krijon databazën e kurrikulave për çdo vit akademik dhe jep rekomandimet e nevojshme për zbatimin e tyre.
• Ruan raporte të ngushta me sekretaritë mësimore lidhur me kurrikulat dhe monitoron zbatimin e tyre.
• Në fund të vitit mësimor raporton lidhur me zbatimin e kërkesave kurrikulare dhe jep rekomandimet e nevojshme për vitin pasardhës akademik.
• Realizon trajnime me stafin akademik lidhur me hartimin, zhvillimin dhe përditësimin e kurrikulave.
• Mbështet njësinë e sigurimit të cilësisë në detyra të tjera që mbulon kjo njësi.
