
Klubi i Karrierës organizoi aktivitetin online "Tregu i punës, çelësi i një karriere të suksesshme", me koordinatore Grejsa Dushku.
Aktiviteti shërbeu si një forum diskutimi dhe shkëmbimi eksperiencash lidhur me të ftuar të cilët ndanë me studentët historinë e tyre të suksesit në karrierë.
Të ftuar në aktivitet ishin Dr. Adriana Qafa, Eksperte Karriere, Av.Msc. Diantina Zuna, Av.Msc. Aderaldo Mema, Msc. Leonida Metani të cilët ndanë me studentët eksperiencat e tyre dhe këshilla të vlefshme për të arritur suksesin në karrierë.
