
Klubi i Arkitektëve organizoi aktivitetin me temë “Arkitektura Aplikative”.
Gjatë takimit online u diskutua rreth projektit të realizuar nga koordinatori i klubit Gleni Jaho. E ftuar në takim ishte Ark. Anjeza Llubani, e cila ndau me studentët argumente të vlefshme të degës së arkitekturës.
Gleni gjatë takimit, diskutoi rreth objektit në tërësi që nga faza e ideimit deri në fazën e implementimit. Konkretisht objekti është në fazë realizimi tek Bulevardi i Ri, Tiranë.
Në vijim studentët e Arkitekturës do realizojnë një vizitë në kantier për tu njohur me realizimin e objektit me funksion – Godinë Polivalente.
