
Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit në bashkëpunim me Klubin e Librit në Universitetin Barleti, organizuan tryezën e librit me temë "Marketingu Politik".
Me praninë e dy autorëve, Dr. Shpetim Cami dhe Dr. Blendi Lami, në këtë takim u diskutua rreth librit "Marketingu Politik", ku nën moderimin e studentes së Shkencave Politike, Marjana Koçeku, studentët shprehën mendimet dhe opinionet e tyre mbi librin, si dhe realitetin politik të vendit.
