
Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikim në bashkëpunim me Insitutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Klubin Debat dhe Komunikim “Reldi”, mbajtën sot një takim me studentët në ambientet e Universitetit "Barleti". Ky takim u bë i mundur me negocimin e studentes së Shkencave Politike, Marjana Koçeku.
Gjatë takimit u diskutua rreth punës së Departamentit si dhe mundësitë që ofron Instituti për studentët. Takimi u përmbyll me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikim dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ku do të mundësohen praktika pune për studentët, pjesëmarrje në workshopet dhe konferencat e organizuara nga Instituti.
