
Konferenca do të shërbejë si një forum diskutimi dhe shkëmbimi idesh dhe synimesh të lira dhe të pavarura të maturantëve drejt suksesit të tyre në planin profesional. Ajo do të inkurajojë pjesëmarrësit të shkëmbejnë ide, mendime dhe vizionin e tyre në lidhje me planin dhe hapat për të qenë të sukseshëm në të ardhmen e tyre universitare. Konferenca do të jetë një dritare e zërit, formimit, mendimit dhe gjykimeve të tyre si përfaqësues të denjë të së ardhmes së vendit si në planin profesional ashtu edhe në atë akademik. Konferenca do ndihmojë maturantët të informohen mbi sfidat dhe prespektivat e të ardhmes së tyre të shkollimit dhe punësimit si dhe mekanizmat apo modelet optimale të suksesit përballë tyre.
Regjistrimi në konferencë, bëhet në linkun e mëposhtëm:
https://forms.gle/X44gjSnexwyLPrfC8
