![]()
Klubi Ligj & Demokraci, organizoi takimin e rradhës, me temë: "Roli i avokatit midis të drejtës dhe klientit", nën moderimin e Grejsa Dushku.
Aktiviteti u fokusua kryesisht tek avokati, si mbrojtës me çdo kusht apo kushtëzim i mbrojtjes bazuar në rrethanat e klientit. I ftuar special në forum ishte Av.Msc Aderaldo MEMA, i cili ndau eksperiencën e tij si avokat.
Aktiviteti nisi me trajtimin e disa koncepteve, parimeve të Ligjit për Avokatinë dhe Kodit Procedural Penal, lidhur me këtë profesion. Më pas, bashkarisht, studentët, i ftuari dhe pedagogët e pranishëm diskutuan lidhur me pyetje të shtumta drejtuar aspirentëve për tu bërë avokatë të ardhshëm dhe jo vetëm si prsh : "sa e drejtë është nën petkun e një avokati të mbrojë një vrasës", "nëse do ishit të pandehur, cila mendoni se do ishte rruga më e mirë për të dalë i pafajshëm: të gënjeni avokatin tuaj, se nuk e keni kryer krimin që ai të bëjë ç'mos t'iu mbrojë apo duke ia thënë atij të gjitha dhe ai të dijë si të manovrojë"?.
Pas gjithë këtyre diskutimeve dhe opinioneve Aderaldo, avokati i ftuar u tregoi studentëve anën ligjore, së bashku me pedagogët e shumtë që u bënë pjesë e aktivitetit.
