‘Funksionet e noterit si autoritet publik; profesioni i avokatit ne sferën publike dhe private, ndryshimet përkatëse që priten në legjislacionNULL, ishin disa nga aspektet me të cilat u njohën studentët e drejtësisë në pritje të punësimit në përfundim të studimeve.
Profesor Simoni, u ndal në çështje që prekin perspektivat e profesioneve ligjore dhe trajtoi në mënyrë specifike çështjet e legjislacioni aktual shqiptar, lidhur me profesionin e avokatit. Aktualisht ky legjislacion nuk bën dallim në profesionin e avokatit sipas shkallëve të gjykimit apo profileve civile, tregtare, penale etj. Por shumë shpejt pritet që në përputhje me standardet e vendeve të tjera evropiane, të tilla ndryshime të pasqyrohen edhe në disiplinat ligjore shqiptare.
Duke sjellë shembuj konkretë, profesor Sandër Simoni njohu studentët me një perspektivë po aq të rëndësishme, që është ndjekja e shkollës së magjistraturës për të vazhduar karrierën e prokurorit ose gjyqtarit, duke u shpjeguar studentëve kriteret e seleksionimit në konkurs, përgatitjen dhe formatimin e profesionit të ardhshëm.