Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Barletasit, edhe më të shumtë në numër, i shtuan gjallëri bregdetit të mrekullueshëm të jugut në plazhet e Vlorës, Orikumit, Dhërmiut, Jalës, Himarës, Sarandës e Ksamilit përgjatë fundjavës që lamë pas. Krenarë për institucionin që përfaqësojmë dhe me mbështetjen e Veneto Bank që besoi në këtë projekt, ndaluam plazh më plazh për të promovuar Shendetin nëpërmjet aktiviteteve sportive dhe rekreative.
Barletasit luajtën lojra të ndryshme si volejboll, frisby etj, dhe ishin pjesë e jetës argëtuese të pasdites. Nga interesi i lartë, Barletasit munden të promovonin me krenari edhe programet e studimeve pranë UB-së si dhe programin e trajnimeve AHLEI për profesionistët e biznesit të Hoteleri-Turizëm.
Motoja “Unë jam Barletas”, pushtoi dhe shëtitoret e pubet e Vlorës e Sarandë.
Do të vazhdojmë të jemi pranë pushuesve në kuadër të projektit "Health, Sport & Recreation" edhe në të tjera pika turistike. Destinacioni i rradhës, Durrës! Bëhuni edhe ju Barletas nëpërmjet kësaj nisme!