Në 22-26 Prill dhe 27-31 Maj në Shkodër u organizuan 2 trajnimet e fundit të projektit "Arti Plastika dhe Riciklimi". Pjesëmarrës të këtyre trajnimeve ishin: artistë Shqiptarë dhe Malazezë, Svetlana Vujicic, Vladimir Jablan, Igor Rakçeviç nga Culture Zone, Dorina Plaku nga Deliart Association, Vjollca Backa, Miranda Bërdo, Irida Nikolla dhe konsulenti Ndërkombëtar Gerhard Bar.
Të dy trajnimet nisën me një takim të përbashkët ku partnerët në projekt u takuan në Shkodër, me qëllim për të diskutuar të gjitha çështjet që kishin të bënin me trajnimet e përbashkëta si dhe me vazhdimësinë dhe ecurinë e projektit. Gjatë këtyre diskutimeve u prekën cështje si ndërtimi dhe zhvillimi i website, përpunimi i manualit ne fund të projektit si dhe u ndanë eksperiencat mbi grumbullimin e plastikes.
Faza e parë e trajnimit ishte instalimi i makinës ku çështje të veçanta u ngritën për furnizimin efikas me energji elektrike dhe ndërtimi i një paisje shtesë për funksionimin e makinerisë. Gjatë trajnimeve një vëmendje e madhe i është kushtuar motivimit dhe kënaqësisë së studentëve që merrnin pjesë.
Ne fazën e dytë të projekit procesi ishte me i lehtësuar dhe u siguruan më shumë forma për të pasur një larmishmëri të veprave artistike. Studentët u njohën më nga afër me procesin e riciklimit të plastikës, me prerjen dhe vendosjen e tyre në makineri në mënyrë për të krijuar produkte artistike sa më efikase.
Ditën e fundit të projektit u organizua konferenca për shtyp si një përmbledhje e trajnimeve te organizuara.Në konference morën pjesë përfaqësues nga komunat e qytetit të Shkodrës,përfaqësues nga Bashkia ,si dhe përfaqësues nga organizata jo fitimprurëse të cilat shfaqën interes për projektin.Në fund konferenca u mbyllë me një kokteil ku të ftuarit kishin mundësi të shkëmbenin mendime dhe të vazhdonin më tej diskutimin.
Si rezultat i këtyre trajnimeve studentët krijuan veprat e tyre të cilat u lanë të gjitha në kreativitetin e tyre të lire.Si pasojë e një pune shumë serioze mësuar,studentët arritën të tejkalonin normën e përcaktuar duke realizuar 30 produkte artistike.
