Qendra e Karrierës pranë Universitetit Barleti mori pjesë në panairin e punës të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, në 31 Maj, 2013 në ambjentet e Hotel Tirana International. Në këtë panair, Qendra e Karrierës ofroi falas këshillime në lidhje me tregun e punës, shkrimin e CV-së ose letrës së motivimit. Kandidatë të ndryshëm shfrytëzuan shërbimet e qendrës duke bërë përmirësime të çastit në CV-të e tyre dhe duke i printuar ato menjëherë, për ti bërë të disponueshme ndaj punëdhënësve të ndryshëm që ishin pjesëmarrës në panair.
Qendra e Karrierës pranë Universitetit Barleti shërben si një urë lidhëse midis studentëve aktuale apo në prag diplomimi me kompani të ndryshme në tregun e punës. Misioni i kësaj qendre është të trajnojë, testojë dhe asistojë studentët si punëmarrës të ardhshëm, jo vetëm në nivel akademik, por edhe atë praktik në fillimin e karrierës së tyre intelektuale. Qendra kryen funksionin e një “tutori” që drejton studentin në rrugën e suksesshme të zhvillimit të karrierës, nëpërmjet vlerësimit të interesave personale të çdo studenti dhe harmonizimin e tyre me pozicione pune, paga dhe kushtet e dëshiruara nga të dyja palët e marrëveshjes së punësimit. Gjithashtu, qendra e karrierës organizon trajnime në formë seminaresh apo workshop-e për shkrimin e CV-ve, mbajtjes së intervistave, kërkimeve të pozicioneve të hapura, mbrojtje të gjuhës angleze apo certifikata specializimi të fushave të ndryshme, si metoda për pasurimin e CV-s që rrisin shanset për mbylljen me sukses të procesit të punësimit.
Qendra njofton të gjithë studentët se shërbimet e saj për këshillimin e karrierës, kompozime CV dhe letra motivimi, kërkime pune, etj. janë të ofruara falas për çdo Barletas.
Mund të kontaktoni në [email protected] ose [email protected] .