Ambasadori Alexander A. Arvizu, inaguroi Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri. Ai u shoqërua nga Zv. Ministri i Arsimit Ardian Tana, Administratorja e Deleguar e Universitetit Barleti znj. Adriana Berberi, Rektori i Universitetit Barleti, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, drejtues e nxënës të shkollave të mesme e të larta në Shqipëri, të cilët ishin pjesëmarrës në këtë event të rëndësishëm.
Kjo Qender ndodhet pranë Universitetit Barleti në të dy kampuset e tij, në kampusin e studimeve Bachelor dhe në kampusin e studimeve Master.
Në këtë event të rëndësishëm të organizuar në mjediset e kampusit 1, z. Ambasador u prit nga znj. Adriana Barberi, e cila në fjalën përshëndetëse të saj theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të Ambasadës Amerikane në Shqipëri me Universitetin Barleti.
Pas fjalës përshëndetëse të Ambasadorit u pre dhe shiriti i inagurimit të Qendrës EDUSA bashkërisht nga z. Arvizu dhe znj. Berberi.
Gjate fjales se tij, ambasadori theksoi rolin qe shkembimet kulturore luajne ne forcimin e marredhenieve midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise, vleresoi punen qe eshte bere dhe hapjen e kesaj qendre, dhe sigurimin e sherbimeve per studentet shqiptare qe duan te arsimohen ne SHBA.
Ambasadori bisedoi gjate me studentet mbi eksperiencat e tyre, si dhe uroi per punen e madhe dhe perkushtimin e tyre ne vazhdimin e edukimit te larte.
Kjo qendër është sponsorizuar nga nje grant prej 50,000$ nga Ambasada dhe Departamenti i Shtetit Amerikan për ti ardhur në ndihmë studentëve shqiptarë që duan të studiojnë në SHBA.
Çdo vit një numër i konsiderueshëm maturantësh dhe studentësh nga Shqipëria kërkojnë të ndjekin studimet Bachelor, Master e Doktorature në USA. Tashmë, të gjithë të interesuarit kanë në dispozicion të tyre një Qendër Informative të Arsimit Amerikan, ku mund të marrin informacione falas.
Konsulentët pranë qendrës i ndihmojnë të interesuarit në formulimin dhe hartimin e: Curriculum Vitae, letrës së motivimit, letrave të rekomandimit, eseve si dhe kërkesave për mbështetje financiare.
EDUSA dhe Universiteti Barleti falenderojnë përzemërsisht Ambasadorin Alexander A. Arvizu, Elizabeth A. Lewis, Mirela Çupi, Brian J. Street, Ilva Cuko, Niles E. Cole, etj. për mbështetjen e vazhdueshme.
Fjalimi i Administratores së Deleguar të Universitetit Barleti Znj. Adriana Berberi në ceremoninë e hapjes së EDUSA
