Me rastin e aktiviteteve të zhvilluara për "Javën e Drejtësisë", në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u organizua një tryezë e rrumbullakët me anëtarët e Këshillit dhe studentët më të dalluar të fakulteteve të drejtësisë në të gjitha Universitetet e vendit. universiteti “Barleti” u përfaqësua nga dy studentë të dalluar, Anisa Elezi dhe Artur Prenga.
Studentët u pritën në sallën e zhvillimit të mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Zëvendëskryetari i Këshillit Z. Elvis Çefa dhe nga disa anëtarë të tjerë të Këshillit.
Pasi bënë një vizitë njohëse me ambientet ku ushtron aktivitetin e tij Këshilli i Lartë i Drejtësisë, studentët zhvilluan gjithashtu një bashkëbisedim rreth sistemit të vlerësimit të karrierës si dhe për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve me Zëvendëskryetarin Z. Elvis Çefa dhe anëtarët e tjerë të pranishëm.
Ky takim u zhvillua si një mbledhje e simuluar e KLD-së ku studentët ty kryesuar nga n/kryetari i KLD -së z. Çefa kishin në rend dite sistemin e vlerësimit dhe pikëzimit së gjyqtarëve. Në këtë aktivitet studentëve ju dha mundësia që të shohin më nga afër sistemin e vlerësimit të karrierës së gjyqtarëve duke respektuar kushtet themelore të transparencës ndaj publikut dhe të meritokracisë.
E gjithë java e drejtësisë për studentët e Barletit ishte shumë e ngjeshur me aktivitete të cilat ishin aq interesante sa edhe të dobishme duke i bërë studentët jo vetëm optimistë për profesionin e zgjedhur por edhe krenarë, pasi të qenit një jurist i mirë në rradhë të parë të bën një qytetar të mire.
