Me rastin e kremtimit të Javës së Drejtësisë, ditën e hënë dt 6 maj 2013, Gjykata e Lartë organizoi në sallën e Kolegjeve të Bashkuara ditën e hapur me temë “Sfidat e gjyqësorit shqiptar në procesin e Integrimit Evropian”. Me ftesë të kryetarit të kësaj gjykate prof.dr. Xhezair Zaganjori nga Universiteti Barleti mori pjesë një grup i përbërë nga studentët: GJ.Mati, A.Prenga, K.Kushta, K.Kasanai, B.Kalemi, I.Ogreni, L.Ogreni i kryesuar nga pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë znj. E.Bano.
Në këtë aktivitet u trajtuan nga anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe nga studentë çështje të rëndësishme të sfidave që has gjyqësori shqiptar. Studentët e universitetit tonë morën pjesë në mënyrë aktive në këtë organizim dhe përfituan nga ky takim i nivelit të lartë.
