Në mjediset e Universitetit “Barleti” u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit të Universitetit me Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë.
Ky memorandum do t´i shërbejë realizimit të misionit që ka arsimi i lartë për zhvillimin dhe transmetimin e dijeve si nëpërmjet mësimdhënies ashtu dhe kërkimit shkencor. Ai do të kontribuojë në bashkërendimin e përmbajtjes teorike me aspektet praktike të procesit akdemik, për një përgatitje sa më cilësore dhe profesionale të studentëve.
Në fokus të bashkëpunimit do të jetë shkëmbimi i mendimeve dhe propozimeve për përmirësimin e programeve të studimit të të gjitha cikleve si dhe të veprimtarive formuese apo kualifikimeve afatshkurtëra; organizimi i seminareve, trajnimeve dhe lektoriumeve të përbashkëta lidhur me legjislacionin në fushën e të drejtave të njeriut si dhe angazhimin në projekte të përbashkëta me interes reciprok dhe në ndihmë të komunitetit.
Ky memorandum, i bashkëngjitet dhe pasuron më tej listën e institucioneve dhe kompanive me të cilat universiteti “Barleti” në vijimësi ka bashkëpunuar në funksion të realizimit të misionit të tij.
