Në 11-15 dhe 25-29 mars në Cetinje / Mali i Zi u organizuan 2 trajnimet e para të projektit "Arti Plastika dhe Riciklimi". Pjesëmarrës të këtyre trajnimeve ishin: artistë Shqiptarë dhe Malazezë, Svetlana Vujicic, Vladimir Jablan, Igor Rakçeviç nga Culture Zone, Dorina Plaku nga Deliart Association, Vjollca Backa, Miranda Bërdo, Irida Nikolla dhe konsulenti Ndërkombëtar Gerhard Bar.
Të dy trajnimet nisën me një takim të përbashkët ku partnerët në projekt u takuan në Cetinje, me qëllim për të diskutuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me trajnimet e përbashkëta si dhe planin e veprimit me fokus 9 muajt e fundit të zbatimit të projektit. Partneret komunikuan të gjitha çështjet që kishin ndodhur gjatë transportimit të makinerisë së riciklimit Ata ndanë përvojën dhe dhanë udhëzime të mëtejshme.
Faza e parë e trajnimit ishte instalimi i makinës ku çështje të veçanta u ngritën për furnizimin efikas me energji elektrike dhe ndërtimi i një paisje shtesë për funksionimin e makinerisë. Gjatë trajnimeve një vëmendje e madhe ju kushtua motivimit dhe kënaqësisë së studentëve që merrnin pjesë.
Si rezultat i këtyre trajnimeve studentët krijuan veprat e tyre të para artistike nga riciklimi i plastikës. Ata u njohën më nga afër me procesin e riciklimit të plastikës, me prerjen dhe vendosjen e tyre në makineri në mënyrë për të krijuar produkte artistike sa më efikase.
