Projekti HEART “Të vemë të drejtat e njeriut në zemër të arsimit të lartë” është projekt trevjeçar që ka filluar të zbatohet nga tetori 2011 deri në tetor 2014 dhe financohet nga Komisioni Europian në kuadrin e projekteve TEMPUS.
Universiteti Barleti është pjesë e këtij projekti. Në të marrin pjesë universitete të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe disa nga vendet e Bashkimit Europian, Prishtinë (Kosovë), Sarajevë dhe Zenica (Bosnje-Herzegovinë), Podgoricë dhe Donja Gorica (Mali i Zi), Beograd, Novi Sad dhe Kragujevac (Serbi), Gotenburg (Suedi), Manheim (Gjermani), Galway (Irlandë). Nga Shqipëria marrin pjesë krahas UB edhe Universiteti i Tiranës dhe ai Europian i Tiranës. Drejtues i projektit është Universiteti i Roehamptonit (Mbretëria e Bashkuar). Dr. Michele Lamb është përfaqësuesja e këtij Universiteti.
Projekti synon të krijojë një kulturë të qëndrueshme të njohjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, jo vetëm brenda mjediseve studentore, por edhe me gjerë, duke kërkuar mbështetjen dhe kontributin edhe të shoqërisë civile dhe OJF.
Ai synon zhvillimin e mëtejshëm të kurrikulave lidhur me të drejtat e njeriut, që çështjet e të drejtave të njeriut të kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe të bëhen pjesë integrale e disiplinave jo vetëm juridike, por edhe të disiplinave të tjera sociale dhe më gjerë. Qëllimi i përmirësimit të kurrikulave në këtë drejtim, është si arritja e standardeve të Bashkimit Evropian, ashtu edhe promovimi i të drejtave, përvehtësimi dhe zbatimi i tyre nëpërmjet praktikave më të mira.
Projekti synon shkëmbimin e përvojave në veprimtaritë rajonale që do të zhvillohen si dhe pjesëmarrjen e studentëve në këtë proces.
Takimi i parë ndërkombëtar u zhvillua në maj 2012 dhe i dyti në tetor 2012, respektivisht në Tiranë dhe Podgoricë. Viti i parë i realizimit të projektit i monitoruar nga ekspertë ndërkombëtarë është vlerësuar shumë pozitivisht.
Në Universitetin Barleti Dr. Saemira Pino, dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale është koordinatore e projektit. Gjatë vitit të parë të projektit janë analizuar programet dhe lëndët me qëllim zgjerimin e hapësirës akademike në interes të forcimit të edukimit me të drejtat e njeriut. Janë organizuar trajnime dhe tryeza për sensibilizimin e mjediseve studentore për këtë çështje. është zgjeruar rrjeti i aktorëve dhe bashkëpunuesve me UB, kryesisht nga shoqëria civile.
Në majin e viti të kaluar, në konkursin që u shpall për logon më të mirë të projektit, ndër dhjetëra studentë pjesëmarrës të rajonit, fitues u shpall studenti i Fakultetit të Ekonomisë dhe Financës të Universitetit Barleti, Mirjan Petro.
Ndër aktivitetet që ofron ky bashkëpunim rajonal dhe më gjerë është edhe mundësia për pjesëmarrje në shkollat verore që organizohen në qershorin e këtij viti në Irlandë.
Referohuni tek informacioni që vijon :
QENDRAT E Të DREJTAVE Të NJERIUT ICHR/NUI GALWAY I OFRON STUDENTëVE PJESëMARRëS Në PROJEKTIN HEART VENDE Të LIRA Në SHKOLLAT E TYRE NDëRKOMBëTARE VERORE
ICHR/NUI Galway ofrojnë një vend të lirë në secilën nga dy shkollat verore për këtë vit.
Temat janë: 1) Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe 2) Të drejtat e njeriut, migracioni dhe globalizimi. Këto kurse do të zhvillohen në qershor/korrik (detaje të tjera jepen më poshtë). Për informacion të mëtejshëm, konsultoni link-et në vijim:
http://www.nuigalway.ie/human_rights/icc_summer_school.html
http://www.nuigalway.ie/human_rights/humanrightsmigrationandglobalisationsummerschool.html
Ndërsa mbulojnë koston e pjesëmarrjes në shkollë, NUI Galway nuk mund të mbulojë kostot e vizave, të udhëtimit apo të akomodimit për studentët që do të aplikojnë për këta kurse. Kështu që këto kosto do të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit. Megjithatë, kjo është një mundësi e madhe dhe do të donim të inkurajonim aplikime nga studentët e të gjithë universiteteve partnere.
Këto kurse janë të hapura për studentët e universiteteve partnerë të HEART, të vendeve jo-anëtare të Bashkimit Europian.
Duke qënë se janë vetëm dy vende vakante, aplikimet do të seleksionohen nga NUI Galway dhe Universiteti i Roehampton-it. Aplikimet duhet t’i dërgohen me e-mail Dr. Michele Lamb, në adresën [email protected], jo më vonë se të hënën, datë 29 Prill, deri në orën 17.00.
KRITERET E SELEKSIONIMIT PëR SHKOLLëN VERORE ICHR/NUI GALWAY
