Ditën e enjte, dt 21 mars 2013 në orën 16.30-18.30 në ambientet e universitetit “Barleti” u organizua finalja e konkursit në shkencat ekzakte “Miks Shkencor”. Ne finale u paraqitën dy skuadra me nxënës të klasave të X-ta, e X-ta /1 dhe e X-ta/4.
Nxënësit ishin tejet të përgatitur në lëndët si kimi, biologji, matematikë dhe fizikë. Ata me qetësi, durim dhe shumë përkushtim u munduan t’i rezistojnë stresit dhe të tregojnë në këtë finale të madhe, që nëse ekziston shpirti i ekipit si dhe dëshira për të fituar asgjë nuk është e pamundur.
Organizimi i këtij eventi doli me sukses jo vetëm prej shpirtit organizues që tregoi një nga senatorët e këtij gjimnazi, Olsi Pajo që njëkohësisht ishte dhe moderator, por e paçmueshme ishte mbështetja që mësueset e kësaj shkolle i dhanë nxënësve të tyre. Ndër to veçojmë znj. Zhaneta Shore, Luara Bono, Mirela Vide, Luljeta Gjergo, të cilat ishin edhe pjesë e jurisë vlerësuese. Një rol të rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti mbajti dhe rektori i universitetit “Barleti”, prof.dr. Marenglen Spiro, i cili ishte dhe kryetari i jurisë.
Skuadra fituese, X-1 fitoi një shumë prej 10.000 lekësh ndërsa skuadra X-4 e klasifikuar e dyta fitoi një set librash të botuar nga Botimet Dudaj.
universiteti “Barleti” duke pasur për qëllim mbrojtjen dhe afrimin e vlerave dhe të më të mirëve planifikon që këtë traditë dy vjeçare tashmë, ta zgjerojë duke përfshirë në konkurs të gjithë gjimnazet e Tiranës.
