Më datë 5 deri 8 Mars dhe 11 deri 13 Mars 2013, stafi pedagogjik i Universitetit "Barleti" mori pjesë në programin e trajnimit mbi menaxhimin e Qëndrës së Karrierës.
Ky aktivitet ishe organizuar nga USAID/Albania dhe synonte mbështetjen e hapjes dhe funksionimit të Qëndrave të Karrierës në universitet shqiptare. Pas përfundimit të suksesshëm të një trajnimi intesiv 7 ditor, Drejtori i Misionit USAID/Albania Jim Barnhart u shpërndau çertifikatat punonjësve të universiteteve pjesëmarrëse.
Trajnimi përbëhej nga dy faza:
Faza e parë, 5-8 mars, iu dedikua formimit të zyrës së Karirerës, mënyrës së krijimit të një panairi pune dhe rëndësisë së rolit që kjo zyrë do te luajë jo vetëm në të mirë të studentëve por edhe të vetë tregut të punës.
Faza e dytë, 11-13 konsistoi në rëndësinë e përfshirjes së disiplinës së orientimit të karrierës në kurrikulat mësimore.
Qëndra e Karrierës dhe stafi pedagogjik do tu ofrojë studenteve aftësi të reja në lidhje me praktikat e biznezeve të kompanive të ndryshme dhe do t’i ndihmojë të prezantohen profesionalisht në intervista me punëdhenës të ndryshëm, për të hyrë në tregun e punës.
