Nën kujdesin e Zyrës se Karrieres dhe Alumni, ditën e martë datë 12 mars 2013, universiteti “Barleti” u bashkangjit aktivititetit “Dita e Karrierës” e zhvilluar në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Publik të Tiranës. Ky aktivitet realizohej në mbështetje te Programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (Just), nga Dhoma Amerikane e Tregitisë.
Universiteti ynë mori pjesë me një stendë ku përfaqësues të Zyrës së Karrierës, Dekani i Studentëve dhe studentë të fakultetit të drejtësisë shfaqën ofertën akademike. Interes i veçantë u vu re për Çertifikatat Pearson të gjuhës angleze si dhe për programin e Doktoraturës që Universiteti Barleti e ofron sëbashku me Universitetin amerikan të Clemsonit.
Bashkepunime te tilla shërbejnë gjithashtu për ti ofruar studenteve mundësi për praktike, oferta pune dhe mundesi të mëtejshme studimi brenda dhe jashtë vendit.
