Departamenti i “Qeverisjes, Politikës dhe Komunikimit” pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Barleti” dhe “Instituti Shqiptar per Ceshtje Publike” “bëjne të njohur thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Demokracia Pjesëmarrëse: Sfidë e Integrimit Europian”.
Përqëndrimi i pushtetit politik e qeverisës, ndërsa përjetojmë hapat e para të demokracisë, është simptomë e sjelljeve të administratorëve politike, përfaqësues të deleguar te vullnetit te sovranit, e prekshme dhe e reflektuar në standartet e realitetit ku bëjmë pjesë.
A është Shqiperia dhe Ballkani, realiteti që dëshirojmë ? Në se jo, sa dhe si mund të kontribuojmë për të përsosur demokracinë politike e qeverisëse ne hapsirën ku jetojmë ?
Nëpërmjet Konferencës “Demokracia Pjesëmarrëse: Sfide e Integrimit Europian” synojmë te prezantojmë ide, diskutojmë dhe debatojmë mbi rrugët e përmirësimit të demokracisë poltike e qeverisëse ne vend dhe rajon, për të ndërtuar shoqërinë e standarteve Europiane.
Tematika e Konferences do të ketë karakter ndërdisiplinor, duke u përqëndruar në fusha te politikës, qeverisjes, komunikimit dhe medias, të së drejtës, ekonomisë, kulturës dhe arsimit, sociologjisë, demografisë, zhvillimeve rajonale dhe euroatlantike, etj.
Konferenca do të zhvillohet ne Kampusin Nr 1 të Universitetit, në Dt 30-31 Maj 2013.
Per informacionin e plotë mbi Konferencën, adresën për të komunikuar dhe Formularin e Aplikimit për pjesëmarrje, ju lutem shkarkoni dokumentat e më poshtëme.
Informacion mbi Konferencën.
Folmulari i Aplikimit për pjesëmarrje.
