Departamenti i Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit në bashkëpunim me Institutin e Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti, organizojnë një konkurs për idenë më novatore të planit të biznesit.
Plani i biznesit është një mjet për t'ju ndihmuar të gjeni dhe të eksploroni mundësi të reja. Studentët mund të përdorin konceptin e përgatitjes së një plani biznesi si një metodë për të eksploruar të gjitha llojet e ideve për të filluar një biznes.
Ka qasje të ndryshme për të shkruar një plan biznesi, disa janë më komplekse se të tjerët. Por komponentët themelore të një plan biznesi mund të përmblidhen si më poshtë:
* Sigurimi i një përshkrimi të biznesit,
* Zgjedhja e një strategjie më të mirë të marketingut,
* Identifikimi i planit të menaxhimit,
* Analizimi i financave të nevojshme për të filluar biznesin dhe për ta bërë atë të suksesshëm.
Studenti që do të paraqesë idenë më të mirë, do të vlerësohet nga një grup i posaçëm pedagogësh të fushës së biznesit. Fituesi i konkursit do të bëhet pjesë e grupit të implementimit të një nga projektet më të mëdha të Bashkimit Europian, që Universiteti Barleti ka në proces.
Kërkesat për planin e biznesit:
• Të jetë jo më shumë se 15 faqe
• Formati i germës duhet të jetë Times New Roman dhe madhësia 12pt
• Hapësira ndërmjet rreshtave duhet të jetë 1.5
Afati i përfundimit:
Plani i biznesit duhet të dërgohet përpara datës 01.04.2013 me postë elektronike në adresën:
[email protected]
