Forum i hapur me studentët e universitetit “Barleti” për median online, me Mustafa Nanon, Mentor Kikinë, Blendi Salaj, Vjollca Dakon, Xheni Karaj, Kristi Pinderin, Marin Metohu, etj. “Historia ime” organizoi një forum në shkollën “Barleti” ku u diskutua mbi rolin e medias online, siteve dhe blogjeve të ndryshme. Mustafa Nano duke folur per ResPublica.al e cila është një ndër faqet më të klikuara dhe më të komentuara (me rreth 7000 vizitorë unikë në ditë), solli përvojën e tij përpara studentëve dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, të cilat ishin të shumta dhe të larmishme.
Më tej Blendi Salaj bërë një prezantim të shkurtër të “Peshku pa ujë”, i cili është hapur që në vitin 2003. Më shumë se sa një media e ngarkuar me informacion të përditshëm, Peshku Pa Ujë është një blog kolektiv ku njerëzit kanë mundësi por edhe kohë për të përtypur një informacion, për të debatuar dhe për ta analizuar. Salaj shpjegoi se administratorët e tij kanë vendosur të mos kërkojnë reklama pasi nuk do të ishte etike të përfitoje përmes punës së dikujt tjetër.
Mentor Kikia aktualisht kryeredaktor në Top Channel por edhe drejtues i gazetaidea.com. Kjo është një media online e mbështetur nga fondacioni Soros në të cilën shkruajnë sidomos studentët e gazetarisë. Ata bëjnë investigime, raportime lajmesh dhe kjo është një mënyrë që Kikia ka zgjedhur për t’i ndihmuar studentët të fitojnë përvojën dhe eksperiencën për të çarë përpara në rrugën e gazetarisë. Disa herë ka ndodhur që investigime të kësaj gazete janë vjedhur më pas nga mediat e tjera.
Për me teper klikoni në : http://historia-ime.com/en/component/k2/item/1439-nevoja-per-te-folur-per-median-online,-historia-ime-organizon-te-parin-forum-me-studente-dhe-aktiviste.html
