Në datë 25.01.2013,u realizua faza e sensibilizimit për mbledhjen e plastikës në kuadër të projektit “Arti,Plastika dhe Riciklimi” në qytetin e Shkodrës. Kjo fazë u organizua sipas aktiviteteve të planifikuara në projekt.
Për realizimin e kësaj faze stafi i projektit të UB-së në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër vendosën në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës posterat sensibilizues. Në këto postera u bëhej thirrje të gjithë qytetarëve të mblidhen çdo të mërkurë në vendet e përcaktuara me ndotje më të lartë për të mbledhur mbetjet e plastikës të cilat do shërbejnë më pas për procesin e riciklimit. Këto postera përveç mesazhit sensibilizues tregonin dhe në mënyrë demonstrative produktet ricikluese me kodet e tyre specifike.
Gjatë këtij procesi kalimtarë të ndryshëm ndaluan për të pare informacionin e vendosur nëpërmjet këtyre posterave dhe gjithashtu shfaqën interes nëpërmjet pyetjeve të ndryshme që ju drejtuan ekipit tonë në lidhje me këtë projekt.
